Shkolla e Magjistraturës, më datë 4 maj 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Dënimet në Kodin Penal, caktimi i dënimeve plotësuese. Problematika lidhur me aplikimin e dënimeve plotësuese dhe ekzekutimin e tyre në praktikë. Rehabilitimi, efektet e tij në raport me caktimin e dënimit sipas praktikës së Gjykatës së Lartë. Alternativat e dënimit me burgim në Kodin Penal. Pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, kryerja e një pune në interes publik, qëndrimi në shtëpi si alternativat më të aplikuara. Problematikat e konstatuara në praktikën gjyqësore dhe ndryshimet Ligjore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Florjan Kalaja
Lehtësues: Rudi Laze
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rritet niveli i njohurive dhe aftësive praktike të magjistratëve në lidhje me sistemin e dënimeve në Kodin Penal, mënyrën e individualizimit të tyre, si dhe zbatimin korrekt dhe të njëtrajtshëm në praktikën gjyqësore, në përputhje me standardet ligjore dhe jurisprudencën e Gjykatës së Lartë.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Qëllimet e dënimit: ndëshkimi, parandalimi i përgjithshëm dhe i posaçëm, rehabilitimi
- Parimet udhëheqëse në caktimin e dënimit (proporcionaliteti, individualizimi, humanizmi) Roli i dënimit në politikën penale moderne
- Kategoritë e dënimeve kryesore sipas Kodit Penal
- Dënimi me burgim: llojet, kufijtë minimalë dhe maksimalë, kriteret e aplikimit. Dënimi me gjobë: natyra juridike, mënyra e llogaritjes dhe ekzekutimit
- Raporti ndërmjet dënimeve kryesore dhe rëndësisë së veprës penale
- Kuptimi dhe natyra juridike e dënimeve plotësuese. Llojet kryesore (p.sh. heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, konfiskimi, ndalime të tjera). Kriteret ligjore për caktimin e tyre
- Raporti me dënimin kryesor (kur janë të detyrueshme dhe kur fakultative)
- Funksioni parandalues dhe sigurues i dënimeve plotësuese. Mungesa e unifikimit në caktimin e dënimeve. Probleme në arsyetimin e dënimeve plotësuese nga gjykatat. Tendenca për nënaplikim ose mbiaplikim të dënimeve plotësuese. Çështje që lidhen me proporcionalitetin dhe individualizimin
- Vështirësi në ekzekutimin e dënimeve plotësuese
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.




Shkolla e Magjistraturës